Rama: Viti 2023 transformimi i Prishtinës

11:44 | 29 Dhjetor 2023
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka ndarë një video përmbledhëse të projekteve që janë realizuar gjatë vitit 2023.

Rama e ka quajtur vitin 2023, si vit të transformimit të Prishtinës.

“Viti 2023: Transformimi i Prishtinës në Proces. Me kënaqësi ju sjellim videon përmbledhëse të projekteve që kemi realizuar së bashku në vitin 2023. Çdo rrugë e re, park, shkollë, qendër e mjekësisë familjare, çdo projekt, iniciativë e jona për të përmirësuar jetën e banorëve të Prishtinës, tregon angazhimin tonë për një kryeqytet më të mirë”, thotë Rama në videon që ka ndarë.

I pari i Prishtinës ka falënderuar çdo person që ka kontribuar në realizimin e këtyre projekteve, si dhe ka uruar festën.

“Falënderojmë çdo person që ka kontribuar në realizimin e këtyre projekteve. Ndërsa përmbyllim këtë vit sfidash por edhe arritjesh, ju uroj festa të gëzueshme dhe një Vit të Ri plot sukses”, thotë Rama./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme