Rama: Viti 2019 vit i NATO-s, mbështes idenë e goditur të Hashim Thaçit

18:11 | 8 Janar 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur idenë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të shpallur vitin 2019 si vitin e NATO-s, në kuadër të 20-vjetorit të ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë.

I pari i ekzekutivit shqiptar, në një postim në Twitter se ky vit përkon dhe me 10-vjetorin e hyrjes së Shqipërisë në këtë organizatë.

“E përshëndes idenë e goditur të Hashim Thacit për shpalljen e Vitit të NATO-s 20 vjet pas ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë. Ky vit përkon me 10 vjetorin e Shqipërisë në NATO. Le ta bëjmë ditën e kufirit “Shengen” në Morinë një moment kulmor të këtij Viti të NATO-s, shkruan top-channel përcjellë Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme