Në ditën e Diasporës, kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka marrë vendim për themelimin e zyrës koordinuese për Diasporën në kuadër të Kryeqytetit.
Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook, duke thënë se rrugëtimi i tij lidhet ngushtë me jetesën, edukimin dhe arritjet e secilit mërgimtar, shkruan arbresh.info.
“Sot, më 2 gusht, pikërisht në ditën e Diasporës, mora vendimin për themelimin e zyrës koordinuese për Diasporën në kuadër të Kryeqytetit.Hapja e zyrës koordinuese për Diasporën në nivel lokal ishte nevojë dhe kërkesë e kahershme, andaj sot ne po përmbushim edhe një nga premtimet tona”, ka shkruar Rama.
Rama u shpreh se kjo zyrë koordinuese, e cila sipas tij do të funksionalizohet shumë shpejt, në vete do të ngërthejë këto aktivitete :
3.1. Organizimi i ngjarjeve që synojnë promovimin e partneriteteve të reja biznesore, rritjen e eksporteve dhe tërheqjen e investimeve të huaja nga diaspora në Kryeqytet. I përgjigjet pyetjeve të diasporës lidhur me zhvillimin e biznesit dhe investimeve te tyre në Prishtinë;
3.2. Ofrimi i këshillave në lehtësim të procedurave administrative dhe shërbimeve të
dhëna nga Komuna, veçanërisht gjatë fluksit të madh të vizitorëve nga diaspora gjatë sezonit të pushimeve;
3.3. Zhvillimi dhe shpërndarja periodike e përmbajtjeve të rëndësishme informative me
rëndësi për diasporën lidhur me zhvillimet në Kryeqytet, me theks të veçantë në çështjet
ekonomike por edhe kulturore;
3.4. Zhvillimi i një mekanizmi për të mundësuar transferimin e njohurive dhe aftësive nga
profesionistët e diasporës në departamente të ndryshme komunale (mund të ketë aktivitete të ndryshme në këtë drejtim si trajnime, mentorime, seminare, vlerësime të projekteve, lehtësim i lidhjeve me institucionet, organizatat përkatëse. jashtë vendit);
3.5. Vendos në shfrytëzim marrëdhëniet dhe ndikimin e pjesëtarëve të diasporës në vendet e tyre rezidente, për të promovuar turizmin, produktet vendore dhe sektorë të tjerë ekonomik me interes për Kryeqytetin. Pjesëtarët e diasporës mund ta luajnë lehtësisht rolin e ambasadorit të Komunave në fusha të ndryshme në vendet rezidente;
3.6. Krijimi i databazës përfshirëse të pjesëtarëve te Diasporës nga Kryeqyteti;
3.7. Inicimi i krijimit të platformave filantropike në Diasporë, me qëllim të ofrimit të mbështetjes financiare në kauzat me interes të Kryeqytetit.
Diaspora jonë, paraqet elementin më fisnik e cila gjithmonë mban lidhjen me atdheun, dhe për kontributin tuaj të vazhdueshëm jemi përjetë mirënjohës!/arbresh.info/
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...