Rama: Vendimet tona në qendër kanë fëmijët

21:48 | 10 Tetor 2024
Q L

Kryetari i Prishtinës, Përprarim Rama tha se fëmijët në shkollat fillore “Nazim Gafurri” dhe “Shkolla e Gjelbër” e shkolla tjera në kryeqytet, përfshihen çdo ditë në aktivitete të ndryshme mësimore dhe sociale.

Sipas Ramës këto aktivitet zhvillojnë aftësitë e tyre intelektuale dhe shoqërore, shkruan Arbresh.info.

“Mësimi gjithëditor u ofron atyre një mjedis të përshtatshëm për të nxënë dhe për të bashkëvepruar me shokët, duke krijuar një atmosferë të gëzueshme dhe mbështetëse për zhvillimin e tyre të plotë”, tha ai në Facebook.

Tutje Rama tha se “Vendimet tona në qendër kanë fëmijët!”/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme