Vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë kërkuar Komisionit Europian dhe Bashkimit Europian që të njohë pasaportën e gjelbërt të vaksinimit anti-Covid të këtyre vendeve në mënyrë që qytetarët e rajonit të lëvizirisht në hapësirën europiane.
Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp me eurokomisionerin Varhelyi në Tiranë, ku u mbaj samiti i radhës i takimit të Kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Ne brenda rajonit, por përpara 2 ditësh edhe me Hungarinë në mënyrë bilaterale kemi rënë dakord për lëvizjen e lirë në post-pandemi pa detyrime ekstra, sot të gjitha vendet i kanë paraqitur KE dhe BE kërkesën që karta e gjelbër dixhitale e qytetarit të një vendi të rajonit tonë në aspektin e sigurisë shëndetësore të njihet në gjithë hapësirën e BE dhe ne të lëvizim lirisht”.
Në diskutimet për tregun e përbashkët rajonal, Rama tha se Bashkimi Europian e ka bërë detyrën e vetë dhe tani është radha e vendve të Ballkanit Perëndimor.
“Më në fund takimi nuk ishte virtual, sepse ne kemi mundësinë që t’i mikëpresim miqtë tanë pa masa shtrënguese dhe besoj që edhe komisioneri, edhe delegaiconi nga Brukseli ndihet mirë që maskat e Brukselit i hoqi në Tiranë, dhe gjërat tanimë janë konkrete. Duhet ta pranojmë që BE, KE të vetën deri këtu e ka bërë plotësisht. Na takon ne të bëjmë tonën. Nuk diskutohet që Shqipëria, unë personalisht, kemi qenë që në momentin e parë dhe mbetemi të palëkundur në bindjen tonë se projekti i atij që unë e quaj Shengeni rajonal, është një projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme eknomike, sociale por edhe politike për të gjithë rajonin tonë dhe më vjen mirë që sinergjia e këtij vizioni me BE është e plotë. Procesi i Berlinit është zanaflla dhe tani jemi në kushtet kur po e zotërojmë procesin dhe shpresojmë që vetë procesi i Berlinit të kalojë nën Komisionin Europian me dëshirën që takimi i 5 Korrikut të jetë i fundit që bëhet në formatin e deritanishëm dhe i vitit të ardhshëm të bëhet në në format nën kujdesi e KE me praninë e vendeve të Ballkanit dhe të vendeve të BE. Kjo është një ambicie e jona dhe dëshirë që me komisionerin e ndajmë plotësisht. Ndërkohë ne kemi vendosur edhe një sërë pikash ambicioze për të ndërlidhur progresin e bërë së brendshme me rajonin tonë me vetë mënyrën e funksionimit. Nëse ne këtu bëmë hapa në drejtim të jetësimit të 4 lirive të BE, këto hapa është të na njihen edhe në hapësirën e BE, në aspektin e tregtisë, në aspektin e mundësive nga pikëpamja e aktivitetit ekonomik”.
Samiti i vendeve të Ballkanit, që është vijimësi e Procesit të Berlinit, synon që të krijojë një treg të përbashkët rajonal në Ballkanin Perëndimor. Dhe për të realizuar këtë projekt, Kryeministri Rama tha se Bashkimi Europian do të mbështesë me paketë financiare këto objektiva.
“Të gjthë bashkë jemi mbledhur për të shtyrë përpara një proces që nuk ka rëndësi se si e quan njëri apo tjetri por ka rëndësi që të çojë përpara jetësimin e 4 lirive të Europës dhe nga ana tjetër sepse ky proces është i mbështetur nga një paketë financiare në kuadrin e një plani ekonomik dhe investimesh të BE që për nga volumi i fondeve të vëna në dispozicion të bashkëpuimit rajonal dhe të përmirësimit rrënjësor të infrastrukturës rrugore, hekurudhor, portuale, të interkonektivitetit dhe gjithë sektorit të energjisë si dhe të dixhitalizmit përbën lëvizjen më të madhe historike të BE në drejtim të Ballkanit Perëndimor”/arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...