Google ADS

Rama uron Pavarësinë: Urime për të gjithë popullin e Kosovës këtë ditë të rëndësishme

08:32 | 17 Shkurt 2024
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka uruar 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Rama tha se sot është një ditë për të festuar guximin dhe vendosmërinë e parreshtur të gjeneratave të shumta në kërkim të lirisë dhe pavarësisë.

“Urime 16-Vjetori i Pavarësisë së Kosovës! Një ditë për të festuar guximin dhe vendosmërinë e parreshtur të gjeneratave të shumta në kërkim të lirisë dhe pavarësisë. Urime për të gjithë popullin e Kosovës këtë ditë të rëndësishme”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/

Të ngjashme