Google ADS

Rama ulet si nxënës në shkollën ku kreu mësimet, dëgjon rrëfim emocional për UÇK-në

11:20 | 6 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama për nderë të Epopesë  se UÇK-së është rikthyer sot, në bankat shkollore.

Rama përmes një postimi në facebook tha se është kënaqësi të rikthehet në shkollën e tij ”Hasan Prishtina”.

“Kënaqësi të rikthehem në shkollën time ”Hasan Prishtina”, sot sërish si një nxënës i rritur për të dëgjuar rrëfime nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka shkruar Rama.

Rama bashkë me drejtoreshën e Arsimit në Prishtinë, dhe me nxënës të tjerë dëgjuan rrëfmin emocional të ish-ushtares Aida Dërguti.

“Bashkë me Besianë Musmurati, Drejtoreshën e Arsimit në Prishtinë, patëm kënaqësinë të dëgjojmë një rrëfim inspirues nga Aida Dërguti, dikur ushtare e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, e sot një grua që vazhdon të na frymëzojë si shembull i guximit të një gruaje luftëtare”, ka shkruar Rama.

I pari i Prishtinës tha se të gjitha shkollat në kryeqytet orën e parë të mësimit e kanë dedikuar për të ndarë copëza tregimesh nga historia moderne e Republikës së Kosovës./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme