Gazetari Fidan Rama pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë ka reaguar përmes në shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.
Rama ka thënë se secili subjekt politik që merr iniciativë për rrëzimin e Qeverisë në këtë rast LDK, duhet të harroj pushtetin pa zgjedhje, dhe se çdo formë e ardhjes në pushtet të LDK-së me të tjerët pa proces zgjedhor, është grabitje e pushtetit pa thënë edhe puq në kohën e pandemisë, shkruan arbresh.info
Ai gjithashtu ka cekur se e kupton që ka mundësi kushtetuese për veprime të tilla, por që është e turpshme që në emër të një procesi si taksa ose dialogu dhe në kohën kur po përballemi më një krizë, të behën veprime të tilla.
“Një gjë është vulosur dje, qe këta janë gjithë njësoj, do të vuloset edhe ditëve të ardhshme derisa populli tu a tregoi vendin”, ka përfunduar shkrimin e tij Rama./arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
Secili subjekt politik qe merr iniciativ për rrëzimin e Qeverisë në këtë rast LDK, duhet ta harroi pushtetin pa zgjedhje. Çdo formë e ardhjes në pushtet të LDK -së me të tjerët pa proces zgjedhor, është grabitje e pushteti për t’i mos e thënë puq në kohën e pandemisë.
E kuptoi qe ka mundësi kushtetuese edhe për veprime të tilla, por është e turpshme qe në emër ta nje procesi si taksa apo dialogu dhe në kohën e një krize për jetë a vdekje, të bëhen veprime të tilla.
Mustafa dhe LDK këtë mundësi e kishin hiq me larg se para datës 4 shkurt, duke e lenë kalimin e afatit për Kurtin dhe bërë Qeverinë si opsioni i dytë.
Sa i përket Kurtit ai dje edhe njëherë dëshmoi qe bjen në gjumë e zgjohet tu mendu se kush po ja bënë mrapa shpine. Totalisht veprime fëmijrore dhe aspak i sinqertë në deklarata e tij për arsyet e shkarkimit të Agim Veliut.
Një gjë është vulosur dje, qe këta janë gjithë njësoj, do të vuloset edhe ditëve të ardhshme derisa populli tu a tregoi vendin.
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen