Rama: Turqia ishte e para që njohu Kosovën, ajo është mikja më e madhe e saj

14:54 | 10 Tetor 2024
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë konferencës me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan foli edhe për Kosovën.

Rama tha se kur presidenti Erdogan ishte kryeministër e ka njohur Kosovën e para, që sipas Ramës nuk ka qenë një njohe e parë e Kosovës thjeshtë zyrtare dhe diplomatike, ka qenë një njohje e Republikës së Kosovës në kohë reale.

“Nesër Ergodan shkon në Beograd. E sjell këtë në vëmendjen tuaj për një fakt historik. Kur presidenti Erdogan ishte kryeministër e ka njohur Kosovën e para. Por nuk ka qenë një njohe e parë e Kosovës thjeshtë zyrtare dhe diplomatike, ka qenë një njohje e Republikës së Kosovës në kohë reale në sinkron me punimet e Parlamentit të Kosovës, dhe në momentin kur në televizor, para tij që ishte e mbledhur e tërë qeveria, atë kohë kryeministrin tani presidentin, bashkë me deputetët kanë ngritur duart për të votuar Pavarësinë e Kosovës. Pra një mik më të padiskutueshëm sesa Ergodani dhe Turqia, Kosova nuk e gjen askund. Ndajmë shqetësimin dhe se tensionet mes dy vendeve duhet të rregullohen”, tha Rama/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme