Rama: Trupat Speciale të Kosovës u bën sot shëmbëlltyra heroike e bashkimit në dhimbje e sakrificë të kombit tonë

19:56 | 26 Nëntor 2019
A. B.

22 është numri i viktimave të deritanishëm si pasojë e tërmeteve që goditën Shqipërinë. Përpos të vdekurve, qindra persona janë të lënduar e shumë të tjerë kanë nevojë për t’u shpëtuar e që gjenden nën rrënojat e shumë ndërtesave.

Pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës, FSK-së dhe zjarrfikësve i janë drejtuar sot Shqipërisë, për t’i dalë në ndihmë pas tërmeteve që goditën vendin mëngjesin e sotëm.

Mirënjohje për të gjithë heronjtë e sotëm ka shprehur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama tha se se trupat Speciale të Kosovës u bën sot shëmbëlltyra heroike e bashkimit në dhimbje e në sakrificë të kombi tonë; forcat njerëzore të solidaritetit, ardhur me një frymë nga vendet mike, që vazhdojnë të zbarkojnë edhe tani në aeroportin e Rinasit, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

MIRËNJOHJE PËR HERONJTË e kësaj dite të paharrueshme dhimbjeje kombëtare, njerëzit e zakonshëm që shërbejnë nën uniformën e Policisë së Shtetit, të Forcave të Armatosura, të Urgjencës Kombëtare Shëndetësore, të Zjarrfikëseve; Bluzat e Bardha, që aq rëndom i përgojojmë si s’ka më keq në ditët me diell dhe që prej orësh të gjata po shpëtojnë jetë e po kurojnë plagë të rënda; Trupat Speciale të Kosovës, të cilat u bënë sot shembëlltyra heroike e bashkimit në dhimbje e në sakrificë të kombit tonë; forcat e njerëzore të solidaritet, ardhur me një frymë nga vendet mike, që vazhdojnë të zbarkojnë edhe tani në aeroportin e Rinasit, për të bashkuar fuqinë e eksperiencës e të solidaritetit të tyre, në një betejë këmbëngulëse e cfilitëse, në kërkim të jetës që ende merr frymë nën gërmadhat e natës më të keqe që kemi kaluar si popull prej kushedi se sa vitesh…

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/546918039189617/?t=0

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme