Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë homazhe te statuja e heroit të kombit, Zahir Pajaziti.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se trimëria e Zahirit e shokëve të tij të luftës na obligon të ruajmë lirinë e fituar me gjak, dhe të punojmë pandërprerë për forcimin e shtetit tonë, shkruan Arbresh.info.
“Heronjtë janë frymëzim për solidaritet e unitet në liri. Vepra e heroit të kombit, Zahir Pajaziti, është e tillë, është simbol i Çlirimit të Kryeqytetit. Trimëria e Zahirit e shokëve të tij të luftës na obligon të ruajmë lirinë e fituar me gjak, dhe të punojmë pandërprerë për forcimin e shtetit tonë. Lavdi heronjve dhe dëshmorëve tanë!”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...