Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se më 1 tetor, tri Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, do ta bëjnë mamografinë falas.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkroi se kjo është e rëndësishme në kuadër të kauzës për ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
“Me 01 Tetor të gjithë duhet të vrapojmë për një kauzë shumë të rëndësishme, ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit. Të nderuara, nëna, motra, gra bëni kontrolle në Qendrat tona të mjekësisë familjare, në tre QMF mund ta bëni mamografinë falas, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në atë të lagjes “Dardania” dhe në QMF “Veternik”. Kontrolli dhe zbulimi me kohë i sëmundjes mund të shpëtojë jetë! Autobusët e Trafiku Urban Prishtinë tashmë kanë marë ngjyrë rozë në kuadër të fushatës “Race for the Cure Prishtina”. Falënderoj drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë, Dr.Izet Sadiku dhe po ashtu doktorët e bashkëpuntorët tjerë për punën e palodhshme që po e bëjnë për këtë kauzë të rëndësishme”,shkroi Rama./Arbresh.info/
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tu...
Kolona të gjata në Merdarë, deri në 2 orë pritje për të dal...
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike ...
Marrëdhëniet e tensionuara, Barcelona e refuzon menjëherë Se...
Vullneti fajëson Xhenetën për mënyrën se si “ka dal jashtë” ...
Sot përurohet objekti i QKMF-së në Mitrovicë