Rama thotë se hapësirat e ish ndërtesës së Gërmisë janë duke u pastruar e rregulluar

14:28 | 7 Maj 2024
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se hapësirat e ish ndërtesës së Gërmisë janë duke u pastruar e rregulluar.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se kjo hapsirë do të shërbejë për ekspozita dhe aktivitete tjera artistike e kulturore.

“Hapësirat e ish ndërtesës së Gërmisë janë duke u pastruar e rregulluar. Kjo hapësirë do të shërbejë për ekspozita dhe aktivitete tjera artistike e kulturore deri në transformimin e madh që do t’i bëhet në Sallë Koncertesh dhe Galeri të Artit”, shkruan Rama./Arbresh.info/

Të ngjashme