Një ditë pas vërshimeve të së dielës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar institucionet e sigurisë, me ç’rast është duke u bërë edhe vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.
Dëmi llogaritet të jetë i madh, ndërsa Kryeqyteti ka premtuar ndihmë për të prekurit.
Në një konferencë për media të hënën, Rama tha se situata është e manaxhueshme, teksa fajtor i bëri destinimin e gabuar të pusetave.
“Patëm një takim të koordinuar me Policinë, Ujësjellësin dhe zjarrfikësit dhe disa kompani të tjera private që janë përgjegjës për menaxhimin e rrugëve. Patëm diskutim për një strategji të re ideja është që të jemi me koherent rreth qasjes të këtyre problematikave, po mundohemi t’i ndalojmë në mundësinë tonë si administratë e Kryeqytetit”, tha Rama, teksa bëri edhe një apel tek bizneset që t’i lirojnë më herët punëtorët e tyre.
“Dje kanë punuar deri në orët e vona në pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Më herët e bëra edhe një kërkesë për institucionet publike dhe private, ju lutem që t’i lirojnë punëtorët më herët se në ora 16:00, për shkak të shirave të dendura dhe të mos ketë trafik”, tha Rama.
Ndërsa, fajtor për vërshime është edhe për shkak të dizajnimit të keq të pusetave e vjetërsia e tyre.
“Ne vetëm se kemi filluar intervenimet në rruge ‘B’ dhe ‘A’ dhe do të zgjidhet ky problem sepse ky problem është kah mot. Disa prej lagjeve me vite të tera nuk kanë qenë të mirëmbajta, në pjesën e stacionit të autobusit e bëmë intervenimin e menjëhershëm. Dizajnimi i atyre pusetave nuk është i mjaftueshëm dhe për këtë biseduam ta bëjmë një projekt të ri për kanalizime”.
E drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica tha se gjatë ditës së djeshme ka qenë një sasi e madhe e shiut dhe se dëmet janë të mëdha.
“Janë shkuar thirrjet direkt, afro 100 thirrje në të gjitha thirrjet janë intervenuar. vlerësimi i dëmeve është aktiv dhe do të merremi me çdo lloj dëmi të qytetarëve. vetëm sasia e sotme 65 milimetra për metër i cili është sasi e ujit që bëhet për një muaj të tëre, është sasi e madhe”, tha Fushica./eo
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...