Google ADS

Rama të premten mban konferencë për media, do të prezantohet puna nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqyteti

09:52 | 5 Qershor 2024
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama të premten do të mbajë konferencë për media.

Në njoftimin për media nga Komuna thuhet se Rama konferencën do ta mbajë për të prezantuar punën dhe projektet që janë duke u realizuar nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit, shkruan Arbresh.info

Konferenca do të mbahet të premten, më 07 qershor 2024, nga ora 09:00 deri në 16:00, në Kino Armata.

Komunikata e plotë:

Kryetari i Kryeqytetit, z. Përparim Rama, së bashku me Drejtorët dhe stafin relevant të Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, do të mbajë një konferencë për të prezantuar punën dhe projektet që janë duke u realizuar nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit.

Ftohen përfaqësuesit e mediave që të marrin pjesë në këtë konferencë tërë ditore, ku do të ketë edhe kohë të ndarë për pyetje nga përfaqësuesit e mediave.

Konferenca do të mbahet të premten, më 07 qershor 2024, nga ora 09:00 deri në 16:00, në Kino Armata.

Të ngjashme