Google ADS

Rama të hënën në Bruksel, takon Charles Michel

20:07 | 23 Qershor 2023
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të udhëtojë të hënën drejt Brukselit.

Vizita e Ramës në Bruksel vjen me ftesë të presidentit të KiE, Charles Michel, me të cilin pritet të zhvillojë një takim në orën 12:30.

Nuk dihet cili është motivi i vizitës së kryeministrit Rama në Bruksel.

Një ditë më parë në Bruksel kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç zhvilluan takime ndarasi me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, kryeministri Rama tha se nuk do ketë asnjë takim apo marrëdhënie me Beogradin zyrtar, sa kohë nuk janë liruar tre policët e Kosovës.

Rama u shpreh se në çdo kanal komunikimi me Serbinë këto kohë, nga ana e Shqipërisë do të ketë vetëm kërkesën për lirimin e tre policëve ë Kosovës që janë marrë penga nga autoritetet serbe./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme