Rama takon nxënësit që morën pjesë në garën ndërkombëtare të aritmetikës mendore në Dubai

11:11 | 5 Dhjetor 2023
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka takuar nxënësit që kanë marrë pjesë në garën ndërkombëtare të aritmetikës mendore në Dubai.

Rama tha se ata u treguan më të suksesshmit në mesin e garueseve nga 42 shtete të botës.

“Krenar e i privilegjuar u ndjeva sot kur takova kampionët tanë, të cilët shkëlqyen në garën ndërkombëtare të aritmetikës mendore në Dubai.
Nxënësit e shkollave tona u treguan më të suksesshmit në mesin e garueseve nga 42 shtete të botës”, shkruan Rama.

Tutje ai shkruan se ata janë më shumë se fitues.

“Të dashur fëmijë, ju jeni më shumë se fitues – jeni frymëzim për të gjithë nxënësit tjerë, një dëshmi se me punë dhe përkushtim, mund të arrijmë çdo ëndërr”, shkruan Rama./Arbresh.info/

Të ngjashme