Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka takuar sot mulla Hetem Sopjonin.
Rama e ka falënderuar atë për kontributin dhe rolin e tyre në kultivimin e bashkëjetesës fetare dhe unitetit.
“Sot, e nisëm ditën me Mulla Hetem Sopjani me mendimet më të mira për të ardhmen dhe me urimet më të sinqerta për secilin. Ky fundvit është një mundësi e shkëlqyer për të reflektuar mbi përgjegjësitë që kemi ndaj vetes, familjes dhe atdheut tonë. Shpreha falënderimin tim për Mulla Sopjanin dhe të gjithëve për kontributin dhe rolin e tyre në kultivimin e bashkëjetesës fetare dhe unitetit, duke u bërë shembuj të vlerave të paqes, harmoni dhe respekti të ndërsjellë”, shkroi Rama në Facebook.
Rama tha se uron që të vazhdojnë të ecin së bashku, për t’i bërë edhe më të fuqishme lidhjet tona, dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin në çdo hap të rrugëtimit tonë.
“Urime dhe mirënjohje për të gjithë, me shpresën për një vit të mbushur me shëndet, paqe dhe dashuri!”, shkroi Rama./Arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me diell
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit