Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar me kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare në Amerikë, Elmi Berisha.
Rama njoftoi se kanë diskutuar për sfidat dhe mundësitë që i presin, si dhe mbi rolin e diasporës shqiptare.
“Takim emocionues me Kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare në Amerikë, z.Elmi Berisha. Biseda jonë u fokusua në sfidat dhe mundësitë që na presin, si dhe mbi rolin e diasporës shqiptare në të ardhmen e Kosovës dhe Shqipërisë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Kryetari i Kryeqytetit e ka falënderuar Berishën për angazhimin e vazhdueshëm dhe për kujdesin ndaj interesave të komunitetit shqiptar në Amerikë
“Një falënderim i veçantë për z. Elmi Berisha për angazhimin e vazhdueshëm dhe për kujdesin ndaj interesave të komunitetit shqiptar në Amerikë. Takime të tilla frymëzuese na ndihmojnë të ndërtojmë lidhje të forta ndërmjet nesh”, ka përfunduar shkrimin ai./Arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...