Google ADS

Rama takon drejtorët e institucioneve arsimore fillore, diskutojnë për investimet e nevojshme në shkolla

11:01 | 4 Qershor 2024
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar me drejtorët e institucioneve arsimore fillore.

Rama ka thënë se gjatë takimit kanë diskutuar për reformat dhe investimet e nevojshme infrastrukturore në shkollat e kryeqytetit.

“Një iniciativë shumë e rëndësishme nga e cila do të përfitojnë nxënësit tanë, tashmë është nisur, dhe duke bashkëpunuar me mësimdhënësit e gjithë stafin e shkollave dhe në veçanti prindërit, do të arrijmë një sukses të madh”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info/

Të ngjashme