Rama takoi Rektorin Qerimi, caktuan lokacionin e objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematikore

15:00 | 4 Janar 2023
Vjollca Gajraku

Kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama ka takuar sot Rektorin e ri të Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi.

Rama përmes një statusi në facebook tha se kanë nënshkruar kontratën për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematikore.

“Kënaqësi të takohem me Rektorin e ri të Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Qerim Qerimi, me të cilin nënshkruam kontratën e ndarjes së lokacionit për ndërtimin e objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematikore – Natyrore dhe Fakultetit Ekonomik”, ka shkruar Rama./arbresh.info

Të ngjashme