Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama bashkë me nënkryetarin Alban Zogaj dhe drejtorët Krenar Xh Xhaferi, Izet Sadiku, Donika Cetta, Vigan Kastrati, Lulzim Fushtica dhe Bekim Brestovci janë takuar me banorët e lagjes “Mati 1” në kryeqytet.
Sipas njoftimit, gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat dhe mundësitë për të përmirësuar infrastrukturën rrugore, arsimore dhe çështjet tjera që ndikojnë në jetën tonë të përditshme, shkruan Arbresh.info.
“Bashkë me nënrkyetarin dhe drejtorët do të gjejmë zgjidhje për të gjitha problemet e parashtruara nga qytetarët. Ne jemi këtu për ta!”, ka shkruar Rama.
“Uroj që ky takim të vazhdojë të jetë një bashkëpunim i suksesshëm për të bërë komunitetin tonë më të mirë për të gjithë.”, shkroi mes të tjerash ai./Arbresh.info/
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...