Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama është takaur me Kryetarin e Pragës, Bohuslav Svoboda.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se në takim kanë diskutuar për vendosjene bashkëpunimit mes Prishtinës dhePragës në fushat e sigurisë dhe emergjencave, shërbimit policor në nivel të kryeqytetit, zjarrëfikësve dhe emergjencës mjekësore, shkruan Arbresh.info.
“Mbi të gjitha, fokusi ishte te krijimi i sistemit të integruar dhe koordinuar për këto shërbime nën menaxhim të Kryeqytetit.”, ka shkruar Rama.
Më tej, i pari i Prishtinës tha se Praga është në mesin e pesë kryeqyteteve me shërbimet më të mira të integruara në botë në fushat e lartpërmendura, prandaj mbështetja nga organet e kryeqytetit çek për Prishtinën do të jetë tejet e rëndësishme në të ardhmen.
“Falënderoj përzemërsisht Kryetarin Svoboda që na nderoi me pritje dhe për gatishmërinë e tij për të ndihmuar Prishtinën tonë në të ardhmen.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Chelsea dhe PSG-ja po planifikojnë shkëmbimin e dy yjeve – n...
Sinani: Sulmi në Iber Lepenc nuk mund të jetë ndryshe pos su...
Kosova siguron rrymë nga Shqipëria, pas sulmit në Ibër-Lepen...
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...