Rama takohet me kryetarin e Odës Ekonomike të Stambollit, njoftohet për investimet që Turqia do bëjë në Prishtinë

19:14 | 13 Dhjetor 2023
E.H

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama bashkë me nënkryetarin, Alban Zogajn kanë udhëtuar për një vizitë njëditore në Stamboll.

Rama tha se vizita ishte shumë e rëndësishme, teksa shtoi se janë pritur në takim nga kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglu, përcjell Arbresh.info.

Rama me Imamoglun kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy qyteteve ndërsa theksoi se kanë shkëmbyer përvojat në menaxhimin e mbeturinave, transportin publik, infrastrukturë e sport.

“Gjatë takimit me kryetarin e Stambollit, Ekrem İmamoğlu biseduam për shtimin e bashkëpunimit mes dy qyteteve si dhe shkëmbimin e përvojave në menaxhimin e mbeturinave, transportin publik, infrastrukturë e sport”, ka shkruar i pari i kryeqytetit në llogarinë e tij në Facebook.

Po ashtu, Rama dhe Zogaj u mirëpriten në takim nga kryetari i Odës Ekonomike të Stambollit, Şekib Avdagiç i cili i njoftoi për investimet të cilat Turqia do t’i bëjë në Prishtinë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme