Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ATV, tha se sulmi i Banjskës ka qenë një kthesë e rrezikshme për bashkëjetesën e komunitetit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Nuk kemi qenë asnjëherë po mirë, edhe pse pa diskutim nuk jemi pa probleme dhe nuk është se nuk kemi parë edhe në të shkuarën e afërt kthesa të rrezikshme dhe ajo lidhur me Banjskën ka qenë një kthesë vërtet e rrezikshme. Ka qenë një moment vërtet shumë dramatik në bashkëjetesën e komunitetit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për të sjellin rast ne jemi shprehur në mënyrë shumë të qartë”, tha Rama.
Ai tha se nëse problemet nuk adresohen me dialog, mund të jenë jo vetëm të rrezikshme, por sipas tij edhe fatale.
“Është e rëndësishme që të mos e humbasim fokusin se jemi më mirë se ndonjëherë, por gjithçka që është arritur mund të kthehet përmbys nëse ne e marrim për të mirëqenë dhe nuk i adresojmë me dialog, me konstruktivitet, me sensin e të ardhmes, ato probleme që potencialisht të përmbajnë edhe rreziqe pastaj, për kthesa që mund të jenë vetëm të rrezikshme, mund të jene edhe fatale”, tha Rama.
Komisioni Disiplinor merr vendimet për dhunën në ndeshjen De...
Vriten dy ushtarë izraelitë pranë kufirit me Libanin
Trepça nesër luan sfidën e dytë për kualifikim në Ligën e Ka...
Hoxha vizitë zyrtare në Ankara, merr pjesë në panairin e sig...
Një vit nga sulmi, Manastiri i Bajnskës mbyllet nga 23 deri ...
Nis seanca plenare në Kuvend, mbahet një minutë heshtje në n...