Google ADS

Rama: Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit

13:16 | 10 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të flasë pasditen e kësaj të enjteje, për vasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë njoftoi se për ngjarjen do të ketë një komunikim në orën 18:00.

“Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb”, shkruajti Rama.

Kreu i qeverisë ndodhej në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe deri më tani nuk ka pasur një reagim në lidhje me ngjarjen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme