Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka thënë pavarësisht si shkojnë gjërat, Shqipëria dhe shqiptarët do të jenë me Kosovë, dhe këtë sipas tij, nuk e luan topi.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se të gjithë të përfshirët në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të jenë të vetëdijshëm se çfarë po luhet sot mes dy shteteve, shkruan Arbresh.info
Më tej, i pari i ekzekutivit shqiptar tha se nuk ka alternativë tjetër përveç zbatimit të planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Lexo edhe:
“Fatkeqësisht po ashtu, disa harrojnë se nuk jemi më në vitet ‘90 të shekullit të kaluar. Shqipëria është për paqe, pajtim, ardhmëri të përbashkët dhe pikë. Por megjithatë, nëse gjërat shkojnë keq, Shqipëria dhe shqiptarët janë me Kosovën, e këtë s’e luan topi. Thënë kjo, unë me sinqeritet shpresoj që të gjithë të përfshirët në procesin e normalizimit të jenë të vetëdijshëm për atë çfarë luhet sot mes Kosovës e Serbisë dhe të kuptojnë dreqi e mori, që çdo alternativë tjetër, përveç zbatimit të menjëhershëm, gjithëpërfshirës, të marrëveshjes mbi planin franko-gjerman në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë është lojë me zjarrin, ku kush luan do të digjet i pari, po akoma më keq, në fund do të përvëlohet krejt rajoni, po nuk do të shpëtojë pa u përcëlluar edhe vetë Europa”, shkroi Rama.
Lexo edhe:
Rama: Nëse është një vend në rajon që meriton më shumë respekt është Shqipëria
“Përfundimi i suksesshëm i procesit të normalizimit të Kosovës e Serbisë janë parësore për paqen dhe sigurinë rajonale, po edhe për sigurinë e vetë Europës”, përfundoi shkrimin Rama./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Lutfiu: Serbët bllokuan rrugën në Bujanoc, tentuan të hynin ...
Abdixhiku prezanton projektet me 5 miliardë euro investime
Mickoski: Për të zgjidhur problemin me ndotjen na duhet ndër...
“118 cep më cep”, Kurti prezanton sloganin për z...
Sulmuan një 48 vjeçar me mjete të forta, dy të arrestuar në ...
Lela: Leo e çoi amanetin në vend