Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se çerdhet dhe shkollat e Prishtinës do të kenë në dispozicion mjeshtrin e shkollës 24/7 për të gjitha rregullimet që mund t’u nevojiten.
“Përmirësimi i kushteve në shkollat dhe çerdhet e kryeqytetit ka qenë prioritet i yni prej ditës së parë, prandaj jam krenar që riparimet në to po kryhen çdo ditë!
Tashmë, shkollat dhe çerdhet do të kenë në dispozicion Mjeshtrin e Shkollës – një ekip mobil nga Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë, i cili do të jetë i disponueshëm 24/7 për të gjitha rregullimet që shkollave dhe çerdheve mund t’u nevojiten.
Sepse ambientet me kushte cilësore për edukimin e fëmijëve tanë janë gjithmonë prioritet.
Drejtoria e Arsimit “, ka bërë të ditur Rama./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...