Google ADS

Rama: Rruga “Jim Xhema” është ndër projektet më të rëndësishme për Kryeqytetin

15:17 | 11 Nëntor 2023
E.K

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka thënë se ndërtimi i rrugës “Jim Xhema” zgjidh problemin serioz dhe shumëvjeçar të kolektorit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shkruar se ky investim i madh do të shkarkojë dukshëm trafikun në kryeqytet, pasi do të ndërlidhë lagjen “Kalabria” me lagjen “Prishtina e Re”.

Tutje, ai ka thënë se transformimet për të mirën e përgjithshme nuk do të ndalen./Arbresh.info

Të ngjashme