Rama reagon pas vërshimeve: Kryeqyteti i gatshëm për t’i ardhur në ndihmë nëse nevojitet ndihmë

15:55 | 20 Janar 2023
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar në lidhje me vërshimet që  kanë shkaktuar reshjet e shiut.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, ai ka shkruar se Kryeqyteti është në gjendje gatishmërie nëse nevojitet ndihmë.

“Kryeqyteti ka shprehur gatishmërinë për t’i ardhë në ndihmë të gjitha komunave të cilat gjenden në vështirësi si pasojë e vërshimeve. Në vendbanimet e Komunës së Prishtinës gjendja është stabile. Sektori për Siguri dhe Emergjenca i Drejtorisë së Inspekcionit të Kryeqytetit, tashmë i ka ardhë në ndihmë Komunës së Mitrovicës. Në këto kohë të vështira, të qëndrojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin”, ka thënë ai.

I pari i Prishtinës ka shkruar se në këto kohë të vështira duhet të qëndrojmë së bashku. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme