Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi të martën shkarkoi kryesuesin e deritashëm, Fehmi Kupina.
Sipas tij Kupin bashkë me opozitën e kishin marrë nën kontroll Kuvendi Komunal – një gjë që Rama e quan të paligjshme.
Ai përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se janë anuluar vendimet e seancës së 8 qershorit, që sipas Ramës kanë qenë vendime të paligjshme të opozitarëve.
“Sot, Asambleja e #Kryeqyetit mbajti një seancë shumë të rëndësishme, në të cilën u kthye vullneti i qytetarëve të Kryeqytetit dhe legjitimiteti i përfaqësuesve të tyre. Kuvendi, me 27 vota, shkarkoi Kryesuesin e deritanishëm, i cili akt ishte i domosdoshëm si mesazh për të gjithë ata që interesat personale i vendosin para interesave të përgjithshme të qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar ai.
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...