Në hyrje të Lezhës, demokratët i bllokuan rrugën kryeministrit Edi Rama, i cili ishte nisur për në Pukë.
Simpatizantë të PD-së, të ardhur nga Vau i Dejës, Shkodra e Lezha e mbajtën aksin të bllokuar për gati një orë, ndërsa Rama devijoi rrugë për të mbërritur në destinacion, nga ku akuzoi demokratët se me djegien e mandateve po përsërit skenarin e çadrës për të penguar reformën në drejtësi.
“Sa herë afrohen zgjedhjet, fillojnë avazin. Duan të bllokojnë reformën”, u shpreh Rama.
Nga Puka, Rama pohoi se socialistët do të respektojnë kontratën me popullin të vulosur në zgjedhje: “Nuk fitojnë dot zgjedhjet se janë problemi, jo zgjidhja. Rruga jonë është e përcaktuar nga populli në zgjedhje, respektojmë kontratën”.
Një parashikim bëri edhe për opozitën: “Në ballafaqimin e ardhshëm zgjedhor, kurdo qoftë ai, në këto zgjedhje apo në zgjedhjet e 2021, populli do t’i lërë aty ku janë, por do të jenë më pak se sot”.
Në Pukë Rama mori edhe ftesë për krushqi. Një qytetare i tha se Zahon e duan dhëndër në Pukë. “Këtë nuk ta premtoj dot”.
Protagoniste e takimit ishte një tjetër pukiane, që ndau idetë e saj me kryeministrin: “Pukianët kur shajnë, shajnë me “nan e motra”, unë Gjonin e shaj nga motra, në Parlament shajnë ndryshe”.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...