Rama publikon pamjet: 90% e punimeve të parkingut nëntokësor të Prishtinës janë kryer

22:15 | 25 Tetor 2022
E.H

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë që punimet për parkingun nëntokësor të Prishtinës, janë afër përfundimit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka publikuar edhe fotografi nga brenda të parkingut.

“Parkingu Nëntokësor i Prishtinës po përfundon! 90% e punimeve veçse janë kryer, e hapja zyrtare pritet të bëhet në nëntor”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme