Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Rama me anë të një postimi në Facebook ka ndarë fotografi nga zona e vjetër e kryeqytetit ku gjenden xhamitë duke thënë se është atmosferë e veçantë dhe e ngrohtë, shkruan Arbresh.info.
“Urime Muaji i bekuar i Ramazanit për të gjithë komunitetin mysliman. Atmosferë e veçantë dhe e ngrohtë në zonën e vjetër të kryeqytetit. Për këtë u bindëm bashkë me Kryetarin e Bashkësisë Islame, Myftiun Naim ef. Tërrnava, teksa ecëm përgjatë rrugës “Ibrahim Lutfiu”, ku gjithçka dukej më ndryshe, më e gjallë dhe e ngrohtë.”, ka shkruar Rama.
“Qytetarë të dashur ju mund të kryeni ritualet fetare në xhaminë qindra vjeçare, Xhaminë e Gurit, e cila gjendet në fillim të rrugës, apo në dy të tjerat, “Jashar Pasha” dhe Xhamia e Mbretit, të cilat e bëjnë këtë zonë më të veçantën në Ballkan. Ju rekomandoj të vizitoni pjesën historike të Prishtinës.”, ka shkruar mes të tjerash ai./Arbresh.info/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...