Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka mabjtur takim me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bordin e Ndërmarrjes Publike Komunale ‘Trafiku Urban’.
Me anë të një postimi në Facebook ai tha se temë kryesore e takimit ishte rrjedha e reformës së trafikut urban në Kryeqytet, shkruan Arbresh.info.
Rama bëri të ditur se gjatë takimit BERZH rikonfirmoi përkushtimin për të mbështetur reformimin e transportit urban.
Po ashtu, BERZH-i rikonfirmoi se procesi i blerjes së 30 autobusëve të rinj në Kryeqytet nuk është pezulluar.
“Palët u dakorduan të punojnë së bashku për të mbështetur NPK “Trafiku Urban” për të tejkaluar vështirësitë në përmbushjen e kritereve për blerjen e 30 autobusëve të rinj.”, thuhet në njoftim.
“Jemi të bindur se së shpejti do të vazhdojmë me blerjen e autobusëve.”, ka shkruar Rama.
“Po ashtu, asistenca teknike e BERZH-it, brenda projektit për riorganizimin e linjave të autobusëve, ka nisur në fillim të shtatorit.”, shtoi ai.
Rama tha se nga viti i ardhshëm, do të kemi një rrjet më efikas të transportit, linja të reja për autobusë, dhe korridore të dedikuara për autobusë në qytet, përfshirë rritjen e numrit të autobusëve.
Në këtë kontekst, palët u pajtuan që kontratat me operatorët privat të autobusëve, për modernizim të flotës së tyre dhe përmirësim të shërbimeve të transportit të nënshkruhen gjatë muajit shtator.
“Kjo do të sjellë përfitime të shumta për qytetarët pasi do të bëhet fuzionimi i shërbimit publik me privat, qytetarët do të përdorin një biletë të vetme pavarësisht operatorit privat apo publik nga viti i ardhshëm.”, ka shkruar i pari i kryeqytetit.
“I lusim qytetarët që të injorojnë dezinformatat që kanë qarkulluar kinse BERZH ka ndërprerë mbështetjen për reformimin e transportit urban, përfshirë blerjen e autobusëve të rinj.”, theksoi Rama./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...