Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim drejtorin e Departamentit për Siguri dhe Rend Publik, në Misionin e OSBE-së në Kosovë, Edward Anderson.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se roli i Andersonit ka qenë vendimtar për krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, përcjell Arbresh.info.
“Në rastin e përfundimit të misionit të tij, në emër të kryeqytetit shpreha mirënjohjen tonë për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm dhe kontributin e vyer në garantimin e sigurisë dhe mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Rama.
“Roli i z. Anderson ka qenë vendimtar në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe të qëndrueshëm për qytetarët tanë. Jemi falënderues përgjithmonë për punën e tij të palodhshme dhe përkushtimin ndaj misionit të sigurisë dhe rendit publik!”, tha Rama./Arbresh.info
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell