Google ADS

Rama pritet në takim nga ambasadorja e Kosovës në Republikën Çeke, Albesjana Iberhysaj

09:59 | 15 Maj 2024
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është pritur në takim nga ambasadorja e Kosovës në Republikën Çeke, Albesjana Iberhysaj.

Rama tha se Iberhysaj e përfaqëson Kosovën në mënyrë të shkëlqyeshme.

“E informova Ambasadoren për vizitën time bashkë me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, Zjarrëfikësve, Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, shërbimeve mjekësore në kryeqytetin çek për të ngritur kapacitetet tona dhe për të mësuar nga përvoja e kryeqytetit çek”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme