Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbajtur një konferencë për media ku ka prezantuar “Sukseset dhe Sfidat e vitit 2024” si dhe planet për vitin 2025.
Gjatë fjalës së tij, Rama adresoi një sërë çështjesh të rëndësishme që po ndikojnë në zhvillimin e kryeqytetit.
Problemi me qentë endacakë ishte një nga temat kryesore që kryetari trajtoi.
Ai njoftoi se deri tani janë dhënë për adoptim rreth 600 qen endacakë dhe theksoi nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë me nivelin qendror.
“Sfidat kryesore në kryeqytet është problemi i madh që e kemi me qenët endacak. Deri më tani kemi dhënë për adoptim 600 qenë endacak.
Ky vit shpresoj që të jetë një vit bashkëpunues me nivelin qendror”, tha ai. Në lidhje me projektin madhor të Unazës së Kryeqytetit, Rama theksoi se projekti, me një kosto prej 206 milionë eurosh, ende nuk ka marrë mbështetjen e qeverisë qendrore.
“Unaza e kryeqytetit është një projekt madhor. Ky projekt që ka koston e 206 milion eurove vazjdon të qëndroj si një projekt që nuk përkrahet nga qeveria, këta nuk e shohin si një projekt me rëndësi për Kosovën. Në vitin 2025 lus të kemi një reflektim nga qeveria”, tha ai.
Ndër sfidat e tjera të përmendura ishte edhe projekti i Kampusit Sportiv në Bernicë, i cili, sipas Ramës, është bllokuar nga qeveria. “kampusi sportiv në bërnic vazhdon të bllokohet, komplelsi është planifikuar shumë kohë më parë. Qeveria është bllokuese e projektit në tersi. Veprime këto që po shkaktojnë vonesa”, thotë Rama.
Rama tha se disa projekte po mbesin pa u funksionalizuar në mungesë të përkrahjes nga qeveria.“Çështja tjetër e cila ka qenë sfidë edhe vazhdon është unaza e kryeqytetit, jo vetëm për kryeqytetin, por për gjithë Kosovën duke marrë parasysh edhe projektin e Lojërave Mesdhetare. Projekti është i gatshëm dhe vazhdon të qëndroj si një projekt i pa përkrahur nga qeveria përkundër që ka 40 për qind të buxhetit. Kosova është e varur nga buxheti 49 për qind vjen nga Prishtina”, tha ai.
Sipas tij projekti i spitalit të kryeqytetit është i gatshëm, por që i njëjti projekt nuk i është dorëzuar komunës edhe pas kërkesave që janë bërë në Ministri.“Çështja tjetër është nënkalimi Agim Ramdani i cili nga marsi është projekt i përfunduar, kërkesa për të filluar punimet ende nuk është miratuar.
Çështja e ishullit urban, jemi bllokuar nga institucionet që qendrore. Qeveria i bllokon 30 mijë banor të kryeqyteti. Projekti i spitalit të kryeqyteti është i gatshëm, i njëjti projekt nuk na është dorëzuar për t’u realizuar edhe pas kërkesave që kemi bërë në Ministri. Neve nuk na jepet një projekt”,tha Rama.
Sa i përket projektit për Spitalin e Kryeqytetit, kryetari informoi se prona për ndërtimin e spitalit tashmë është ndarë. Megjithatë, Rama u shpreh se nuk ka për qëllim të ankohet vetëm për sfidat. Ai theksoi se Komuna e Prishtinës ka arritur një rekord në realizimin e buxhetit, duke realizuar 63% të investimeve kapitale./ Arbresh.info
Ish-presidenti Carter nderohet me ceremoni shtetërore në Uas...
Bellingham shënon për epërsinë e Realit
Kurti në Ferizaj: Vazhdojmë cep më cep drejt 9 shkurtit për ...
Presidentja Osmani pret nesër në takim zyrtarin amerikan
Prishtina siguron fitoren e radhës e mposht Prizrenin në udh...
Vëllaznimi “demolon” Pejën në Gjakovë dhe e bara...