Komuna e Prishtinës, ka mbajtur të premten konferencë për të prezantuar punën dhe projektet që janë duke u realizuar nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit.
Duke prezantuar projektin për Kryeqytetin, kryetari Përparim Rama, tha se disa projekte janë në fazën e tenderimit e disa ne fazën e aplikimit.
Si problematikë kryesore në Kryeqytet, Rama e përmendi trafikun, me ç’rast tha se shkakton edhe dëme në ambient.
“ Unë vetë me background si arkitekt urbanist e kuptoj procesin e punëve të mëdha që fillimisht zgjat pak më shumë, pastaj krijon mundësi për transformim të mirëfilltë me projekte mirë të menduara të analizuara dhe më pas implementimi është më i lehtë. Si rezultat i punëve të tjera Kryeqyteti bashkë me organizatën e tenderëve sot do t’i prezantojmë disa punë me vu në kontroll dhe me rrethu një vizion për Kryeqytetin. Disa janë në fazën e tenderimit, disa ne fazën e aplikimit, ta tregojmë edhe nevojën e kryeqytetit për një rrëfim të së ardhmes i duhet një rrëfim një narrativ që na kujton të kaluarën dhe na lidh me të ardhmen. Kemi problemi me trafik, trafiku krijon dëm në ambient për shkak të ajrit të papastër, shkakton stres në aspektin shëndetësor. Projekti e tregon zgjidhjen për trafikun, projektin për kampusin e sporteve, Prishtina do jetë pjesë e lojërave mesdhetare në 2030”, tha Rama./eo
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë