Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, sot ka prezantuar projektin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”.
Gjatë prezantimit, ai tha se sheshi i ri do të ketë ndërlidhje me disa pjesë të qytetit, me ç’rast bëri të ditur se do të jenë tri platforma në qendër të sheshit, shkruan Arbresh.info.
Rama theksoi se sheshi do të zgjatet deri kur të ndërtohet Xhamia e Madhe te Posta e më pas edhe deri te Rrethi i flamurit.
“Sheshi do të jetë përplot jetë dhe ideja është që këto sheshe të jenë të qasshme për të gjitha moshat. Gjithashtu do të ketë hapësirë për artistët që të krijojnë një Prishtinë të transformueshme. Te pjesa e Katedrales, për momentin është e rrethuar me një muri të vogël dhe ne kemi propozuar që të hapet dhe të jetë e qasshme për të gjithë qytetarët, në mënyrë që të mos t’i shohim këto monumente të rrethuara dhe të mos jenë të cenueshme për qytetarët”, potencoi ai.
Rama dha detaje për zgjerimin e këtij sheshi deri te Xhamia e Madhe dhe njpoftoi se edhe aty do të ketë një parking nëntokësor./Arbresh.info/
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...