Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur sot në Odën e Kryeqytetit znj. Mary Ann Hennessey, Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë.
Rama tha se rritja e bashkëpunimit me Këshillin e Evropës, është shumë e rëndësishme pasi Kosova është në fzaën finale të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Njoftimi i plotë:
Me shumë kënaqësi mirëprita sot në Odën e Kryeqytetit znj. Mary Ann Hennessey, Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë.
Urova znj. Hennessey për marrjen e detyrës dhe biseduam për avancimin e aktiviteteve në fusha të ndryshme, si siguria e drejtësia dhe arritja e barazisë së qytetarëve.
Rritja e bashkëpunimit me Këshillin e Evropës është shumë e rëndësishme pasi Republika e Kosovës është në fazën finale të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Falënderova zonjën Hennessey për mbështetjen që na ofron ne si Kryeqytet dhe gjithë vendit, dhe e sigurova për gatishmërinë tonë për projekte të përbashkëta.
Prishtina po bëhet për festën e anëtarësimit./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...