Google ADS

Rama pret në takim lamtumirës ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi- i dhuron “Çelësin e Qytetit”

11:29 | 13 Tetor 2023
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Rama e ka falënderuar për shërbimin e jashtëzakonshëm, teksa u shpreh se i ka thënë se do të mbetet gjithmonë ura jonë lidhëse me Shqipërinë.

“Një takim lamtumirës me diplomatin e veçantë të Shqipërisë, mikun tonë më të afërt, ambasadorin e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi. E falënderova për shërbimin e jashtëzakonshëm dhe i thash se do të mbetet gjithmonë ura jonë lidhëse me Shqipërinë”, shkruan Rama.

I pari i Prishtinës i dhuroi atij “Çelësin e Qytetit” për angazhimin dhe ndihmën e pakursyer për shtetin tonë.

“Në përfundim të misionit i dhurova “Çelësin e Qytetit” për angazhimin dhe ndihmën e pakursyer për shtetin tonë. Miku ynë, je gjithmonë i mirë se ardhur në kryeqytet”, shkruan Rama./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme