Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë pas takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, se ndihet i nderuar t’ia ndajë çmimin, “Çelësi i Qytetit”.
Kreu i kryeqytetit, ka thënë se e ardhmja e të dyja vendeve, është e përbashkët.
“Pata nderin t’iu dhuroj “Çelësin e Qytetit” kryeministrit shqiptar, i cili e çmon edhe angazhimin e tij të palëkundur për të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët. E çmoj kryeministrin për mbështetjen e pakursyer në arenën ndërkombëtare për Kosovën, e shohim si arma jonë e rëndësishme. E përgëzoj për zhvillimin e hovshëm që ka bërë Shqipëria dhe i gjithë populli shqiptarë në këto vitet e fundit. Jemi një diasporë, qytetarë të vendit ku jetojmë të mburren me çka kemi me pasurin me traditën me natyrën me vlerat që i përqafojmë nëpër vendet te botes. Dua të falënderoj nga zemra që ka gjetë kohë që të jetë sot me ne që të na nderoj me prezencën e tij edhe le të mos ndalemi sepse e ardhmja jonë është e ardhme e përbashkët”, ka thënë Rama, raporton eo.
Ndërkaq, kryeministri shqiptar Edi Rama e falënderoi kryetarin Rama për mikpritje dhe nderimin me “Çelësin e Qytetit”.
“Ju faleminderit juve qe me pasionin qe keni, faleminderit për çelësin tani është e sigurt qe tani mund te vij për leje”, tha Rama.
Kryeministri Rama tha se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, vazhdon të jetë një shembull i kryetarit energjik.
“Më vjen mirë që pasi jem takuar në Ulqin verën e shkuar shoh qe kryetari është po aq energjik e akoma se ka lodhur qëndrimi në zyrë, si e dini ka pasur kryeqytet qe në bashkësi janë futur në zyre dhe kanë fjetur 4 vjet, i uroj çdo sukses që dëshiron për Prishtinën dhe qytetarët e Prishtinës”, tha kryeministri Rama.
Tutje, kryeministri i Shqipërisë i pyetur se a do të ketë mbledhje mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri, siç bëheshin më parë, Rama tha se nuk do të ketë.
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...