Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka pritur sot në takim Kryetarin e Tiranës Erion Veliaj.
Rama tha se ka nderin që Qelsin e Qytetit të Prishtinës të ia ka dhuroj kryetarit më të suksesshëm Erion Velijat, transmeton arbresh.info.
“Është kënaqësi dhe nder i veçantë për mua që sot, Çelësin e Qytetit të Prishtinës, ia ndaj kryetarit më të suksesshëm që ka pasur ndonjëherë Tirana dhe mikut tim të dashur e fort të çmuar, Erion Veliaj”, ka shkruar Rama në Facebook.
I pari i Prishtinës thekson se ky akt e forcon vëllazërinë dhe bashkëpunimin mes dy kryeqyteteve.
“Me anë të këtij akti ne pohojmë se forcojmë dhe shtrëngojmë më tej aleancën tonë të palëkundshme dhe frymën e vëllazërisë e të bashkëpunimit mes dy kryeqyteteve dhe vendeve tona, duke dëshmuar se jemi, e duam të mbetemi një”, tha Rama.
Tutje Rama tha se qelsi i dhuruar do të thotë se Veliaj në kryeqytetin tonë është gjithmonë i mirëpritur si në shtëpinë e vet.
“Këtë çelës të Prishtinës, Erionit ia dhuruam si një simbol që thotë se kryebashkiaku i Tiranës në Kryeqytetin tonë është jo vetëm një mik gjithmonë i mirëpritur, por se tashmë ndodhet në shtëpinë e vet”, ka shkruar Rama në fund./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...