Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.
Rama bën të ditur se kanë diskutuar për zhvillimin e projekteve në Kryeqytet dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
“Mirëprita në Odën e Kryeqytetit ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, z. Aivo Orav, me rastin e marrjes së detyrës.
Diskutuam për zhvillimin e projekteve në Kryeqytet dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme që kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Bashkëpunimi dhe mbështetja e BE-së mbeten thelbësore për të ardhmen e qytetit tonë”, shkruan Rama në Facebook.
Pas takimit, Rama shoqëroi ambasadorin Orav në një vizitë të shkurtër në Sahat Kullë, simbol i trashëgimisë sonë kulturore dhe historike, e cila është restauruar me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe UNDP-së.
“I uroj ambasadorit Orav suksese në detyrën e tij të re dhe mezi presim të punojmë ngushtë në realizimin e projekteve konkrete për Kryeqytetin”, shkruan tutje ai./Arbresh.info/
Shyhrete Behluli publikon këngën “Kjo dashni e shkretë”
Gjuajtje me armë zjarri në drejtim të zyrtarit policor në Pe...
Kransiqi priti në takim Ali Ahmetin, flasin për sfidat e shq...
Nesër lansohet ankandi i parë i erës prej 100 MW në Kosovë, ...
Ana Kabashi e bën publike datën e publikimit të këngës së re
Kontingjenti i FSK-së kthehet nga operacioni `Interflex`