Kryeministri Edi Rama pritet të nisë këtë të enjte turin dy ditor në 5 vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në përgjigje të kërkesës së kryeministrit Kurti për të mbajtur mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Rama bën me dije se janë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme të Kosovës 13 marrëveshjet e mbledhjes së anuluar të firmosura prej qeverisë shqiptare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri përmes një postimi në facebook, ku shton se në lidhje me takimin me kryeministrin e Kosovës pritet tashmë konfirmimi nga Prishtina zyrtare.
“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, shkruan Rama në Twitter./Arbresh.info/
Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë… pic.twitter.com/JWrnpegYoI
— Edi Rama (@ediramaal) July 6, 2023
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...