Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë si dhe për politikën e Bashkimit Europian ndaj Kosovës.
Në intervistën e tij për Anadolu, theks të veçantë i dha lëvizjes së lirë të cilën e quajti ”turp të madh të Bashkimit Europian”, njofton Klan Kosova.
”Dua të them që është një turp i madh i Bashkimit Europian dhe këtë e kam thënë dhe publikisht, dhe e them gjithmonë që akoma sot populli i Kosovës mbetet i izoluar dhe i vetmi popull në të gjithë kontinentin që nuk ka të drejtë të lëviz lirisht”, thekson Rama.
”Është e vështirë t’ua shpjegosh, në fakt njerëzve në Kosovë, atë që është e pashpjegueshme… si ka mundësi që kur ishin nën një diktaturë nga e cila bën luftë dhe paguan me shumë sakrifica dhe humbje jetësh lirinë e tyre, lëviznin lirisht dhe sot që janë në shtetin e tyre sovran dhe të njohur nga pjesa e madhe e vendeve europiane dhe nga të gjitha fuqitë e mëdha, ata janë i vetmi popull që nuk ka të drejtë të lëvizjes. Ky është një turp”, shton Rama.
Sa i përket qëndrimeve të Bashkimit Europian në raport me pavarësinë e Kosovës dhe në raport me dialogun, Rama shpreh mendimin se qëndrimet janë të duhura dhe beson se u takon udhëheqësve të Kosovës që të udhëheqin këtë proces.
”Shqipëria ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë pa folur asnjëherë në emër të Kosovës, por duke folur në çdo rast për Kosovën”, shprehet Rama.
Shqipëria U19 mposhtet nga Danimarka në kualifikimet për Eur...
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...
Arrestohet polici “Pablo Escobar”, kishte fshehur 20 milionë...