Kryerari i Prishtinës, Përparim Rama ka bër të ditur se është duke vazhduar realizimi i Projektit për Rregullimim e Varrezave të Dëshmorëve në Marec.
Rama tha se janë duke punuar në projektin i cili sipas tij do të sjellë ndryshime në varreza.
“Po vazhdon realizimi i Projektit për Rregullimin e Varrezave të Dëshmorëve në Marec. Jemi duke punuar në projektin i cili do të sjellë një ndryshim të dukshëm në varrezat e dëshmorëve tanë”, shkruan Rama në Facebook.
I pari i Prishtinës tha se kjo do të ndikojë edhe në përmirsimin e kushteve për familjarët dhe miqtë që i vizitojnë.
“Përmirësimi i infrastrukturës së varrezave. Dizenjimi i një ambienti respektues dhe të përshtatshëm. Përmirësimi i kushteve për familjarët dhe miqtë që i vizitojnë”, shkruan tutje Rama./Arbresh.info/
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...