Google ADS

Rama: Po i lirojmë hapësirat te “Santea”, kjo zonë do të transformohet

12:38 | 28 Shtator 2024
E.K

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se po lirohen hapësirat te “Santea” në lagjen “Dardania” për të vazhduar punimet për transformimin e kësaj zone.

Në një postim në Facebook, Rama theksoi se do të rregullohen hyrjet e banesave, platonë, dhe do të përmirësohet kanalizimi për të adresuar problemin e ujërave të zeza.

Postimi i plotë:

Po i lirojmë hapësirat te “Santea” në lagjen “Dardania” për t’i hapur rrugë vazhdimit të punimeve për transformimin e tërësishëm të kësaj zone.

Do të rregullojmë hyrjet e banesave, platonë, do të ndërhymë në përmirësimin e kanalizimit, problemit të ujërave të zeza në këtë pjesë ikonike të kryeqytetit.

Pas kryerjes së punimeve do të duket shumë më bukur!/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme