Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas fjalimit të tij për raportin e Dick Martyt në Asamblenë e Këshillit e Evropës, është përplasur me përfaqësuesen serbe.
Përfaqësuesja serbe tha se është e tronditur nga deklarata e Ramës për raportin e Martyt.
“Jam e tronditur, është disrespekt ndaj kësaj organizate. Ajo rezolutë, ai raport nuk është nga delegacioni serb apo rus, është raport nga kjo organizatë. E di që ramë dakord se do flasim për Ballkanin e Hapur, por është e pamundur të mos reagoj pas këtij fjalimi, është diçka që nuk e kam dëshmuar që 15 vite”, tha ajo.
E ndaj kësaj reagoi Rama.
Kryeministri shqiptar tha se Serbisë i duhet kohë që të jetojë me këtë dhe në fund të njoh Kosovën.
“Ju sugjeroj të gjithë atyre që ndihen si ata të lexojnë atë sërish dhe do ta kuptojnë pse jam këtu dhe sa shumë e respektoj këtë institucion.
Besoj që një prej institucioneve demokratike është të jetë i përulur kur sheh nga vetja, dhe për të pasur pjesën e duhur të autokritikës.
Nuk i akuzoj asgjë paraardhësit tuaj.
Nëse do të isha këtu, dhe do më thoshte dikush se ekziston dyshimi për trafikim të organeve, do të votoja.
Por jemi 11 vjet pas, ku janë organet që u trafikuan? Nuk është e pataktë që të ndash me ju thjesht fakte. Dhe mund ta kuptoj të vetmin person nga atë çfarë dëgjova nga përfaqësuesja serbe”, tha Rama.
“Për Serbinë do të duhet kohë që të jetojë me këtë dhe së fundmi që të bëj njohjen e Kosovës dhe të ndërtoj së bashku me Kosovën të ardhmen.
Jam krenar që i shërbej së vërtetës, kur e vërteta ime është e mirë për Serbinë, në rregull, kur nuk është e mirë, është prap mirë.
Unë pretendoj se jap të vërtetën e kombit tim që e përfaqësoj me krenari. Vëreni veten në vendin e çdo të zgjedhuri shqiptar që haset në këtë paragjykim që shqiptarët edhe kur luftojnë për t’u çliruar, trafikojnë organe njerëzore.
Një koleg i juaji, ambasador ishte i shqetësuar se si një person i zhdukur nga vendi i tij në malet shqiptare, mund t’i ishin hequr organet. Pse?
Sepse ka dëgjuar të gjithë këtë. Më vjen shumë keq, unë nuk tërheq nga asnjë fjalë nga ajo çka thashë.
Është përmes debatit që mund të gjejmë të vërtetën”, tha kryeministri shqiptar. /arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...